Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski tha se qeverisja e kaluar lokale e komunës aspak nuk ka punuar për dokumentacionin planor për ndërtimin e çerdhes. Premton se punët do të nisin në vitin 2025.
“Për momentin po punohet për planin urbanistik për ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg, në afat prej 4-5 muaj atje do e mbarojmë procedurën dhe në vitin 2025 do të fillojmë ndërtimin e çerdhes së re në Hasanbeg, ajo është një ndër premtimet e mia dhe nuk iki nga ajo”, tha Boban Stefkovski, kryetar i Komunës së Gazi Babës.