Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të tentimit për ta korruptuar zyrtarin policor në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 19:05.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5 euro zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.