Futbollisti i Manchester Cityt, Julian Alvarez, e ka diskutuar kalimthi të ardhmen e tij.
Argjentinasi i cili pavarësisht performancave të mira nuk luan standard te Qytetarët, ka folur për situatën e vet në Etihad.
“Ndihem mirë te City. Të shohim se çfarë do të ndodhë pas Olimpiadës”, ka thënë Alvarezi.
“Ndoshta është e bezdisshme të mos luash në ndeshjet e mëdha, lojtarët gjithmonë duan që të ndihmojnë në fushë”.