Anëtari i kryesisë së ASH-së si pjesë e VLEN, Suat Saqipi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka rikujtuar se pikërisht është kjo BDI me pushtetet e saj që gjithmonë i ka sjellë të mira serbëve, dhe ka sjellë policinë serbe në Maqedoninë e Veriut.
“Serbët me vendim të Qeverisë ishin të liruar nga pagesa në autostradat e Maqedonisë së Veriut! BDI mos harroni do të ju thoshte Skenderbeu se edhe policët sërb nuk u’a solla unë, por ata i gjetëm në mesin tuaj!”, shkroi Saqipi, duke ironizuar me akuzat e BDI dhe partnerët e saj.
Lirimi i serbëve nga pagesa ishte bërë me një vendim qeverie, duke shkelur ligjin, sepse vetë ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, kishte deklaruar se nuk ka kornizë ligjore të bëhet kjo. Ai atëkohë po ashtu kishte pohuar se mjetet në llogarinë e ndërmarrjes patjetër të kompensohen nga ekzekutivi.
Kostoja e pikave pagesore për vajtje ardhje për një veturë është 760 denarë, kurse për një autobus 2140 denarë për dy drejtime. Kjo kap shifrën e përafërsisht të 2,45 milion euro sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme. (INA)