MPB njofton se dje (25.07.2024) në ora 10:00 në rrugën “146” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.A (51) nga Tetova, për shkak se rreth orës 08:50, për shkak të keqkuptimit për parkimin e automjeteve, me armë ka kanosur N.A.(54) nga Reçica e Vogël e Tetovës.
“Gjatë arrestimit, tek A.A. i është gjetur dhe konfiskuar një pistolete, ndërsa më pas me urdhër të gjykatës është kontrolluar në banesën e tij, gjatë të cilit iu gjet dhe konfiskua një pistoletë tjetër 7.62 mm, dy korniza për pistoletën dhe 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.