Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të përforcuara për ruajtjen e sigurisë në territorin e SPB-së në Shkup, përmes prezencës parandaluese të policisë. Gjatë kësaj periudhe një person është arrestuar për vjedhje sipas nenit 237 të Kodit Penal, është kryer kontroll i qarkullimit rrugor, janë sanksionuar 13 drejtues mjetesh, 10 automjete janë kapur nga mjeti special “merimangë”…
Prezenca e shtuar e policisë vijon edhe në ditët në vijim, njofton MPB.