Të mërkurën mbrëma punonjësit policorë nga SPB Tetovë Stacioni Policor në Gallatë kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelerik në afërsi të magjistrales Tetovë-Gostivar, në pronësi të personit R.B.(49) nga Gostivari, me qëllim gjetjen e shtetasve të huaj që banojnë dhe punojnë ilegalisht në zonë dhe personave të cilët janë në kërkim për arsye të ndryshme, prania e të miturve pas orës 24:00 në objektet hotelerike, si dhe kontroll ndaj automjeteve. Gjatë kontrollit është ndaluar pronari R.B. dhe F.B.(48) nga Dobërdolli i Gostivarit, të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim me urdhër të gjykatës, për vuajtje të dënimit me burg. Gjatë kontrollit janë ndaluar edhe 4 shtetase të huaj të moshës 33 deri në 49 vjeç nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat qëndronin në zonë të padeklaruara dhe kanë abuzuar me qëndrimin turistik. Gjatë kontrollit, në një objekt tjetër hotelerik në Negotinë të Pollogut janë gjetur dhe ndaluar tre shtetase nga Republika e Shqipërisë të moshës 31 deri në 33 vjeç, të cilat nuk kishin qëndrim të rregulluar në zonë. Ata janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Data 15.07.2025
Aktuale
- Të mërkurën dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup
- Tragjedia e Agon Zejnullahut: Autopsia përfundon, por raporti vazhdon të mungojë
- Milanoviq: Konteksti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është çështje e tyre e brendshme
- VLEN: Po e ç’rrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë!
- FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen dhe bllokojnë fadromën
- VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe duhet të ndalojnë së spiunuari Maqedoninë
- Dënimi i Pjetër Shalës reduktohet nga 18 në 13 vjet burgim
- Google Gemini: Transformoni fotot tuaja në video emocionuese në një klik