Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lëshuar një njoftim lidhur me pretendimet nga ana e Serbisë për vrasjen e Faton Hajrizit.
Në njoftimin e lëshuar tregohet që pas ekzaminimeve, shenjat e gishtërinjëve të mara nga personi i vrarë në Serbi kanë përkuar me ato të Faton Hajrizit.
“Informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi” thuhet në njoftim.
MPJ tutje ka lutur opinionin publik që të gjitha lajmet nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre.
Shiko postimin: