Një karrocë që mbante binjake dyvjeçare ra në rrugën e një treni që po afrohej në Sideni të dielën, dhe me këtë rast, njëra ndër to vdiq bashkë me babanë “hero” që vrapo për t’i shpëtuar.
Njëra nga vajzat shpëtoi pasi karroca ishte në mes të shinave në stacionin hekurudhor Carlton të Sidenit Jugor, tha policia.
Ajo ishte “kryesisht e paprekur” nga treni që me sa duket kaloi sipër saj gjatë rrugës për në qendër të Sidneit në orët e hershme të pasdites, tha policia.
Policia dhe shërbimet e urgjencës mbërritën brenda pak minutave kur edhe e panë karrocën nën tren, e cila ishte ngadalësuar në afrim, por nuk ishte planifikuar të ndalonte në stacion.
Ndonëse njëri nga fëmijët ishte i padëmtuar, vajza tjetër dhe babai i saj 40-vjeçar vdiqën.
Babai “sapo kishte kaluar në modalitetin prindëror” dhe u përpoq të shpëtonte vajzat e tij, tha Dunstan, nga policia.
“Kjo i kushtoi atij jetën, por është një akt tepër i guximshëm dhe heroik nga babai”./Klankosova/