Ideja e BDI-së për ndarje territoriale të Maqedonisë së Veriut në bazë të rajoneve, për VMRO-DPMNE-në është e pa pranueshme. Sipas zëdhënëses së VMRO-së Marija Miteva, nuk është i pranueshëm parimi i shantazheve që zbatohet nga BDI-ja, duke i kujtuar kryetarit Ali Ahmeti se çfarë ishte me rëndësi për të gjatë kohës që ishte në pushtet. Ajo shtoi se VMRO-DPMNE me përkushtim punon për jetë më të mirë për njerëzit dhe për ruajtjen e harmonisë dhe marrëdhënieve cilësore në bazë të probleme të zgjidhura, pa ndarje dhe konflikte.
“Për VMRO-DPMNE-në nuk i pranueshëm parimi i shantazheve që zbatohet nga BDI e kjo është ‘nëse nuk jemi në Qeveri që të vjedhim, atëherë do të krijojmë çështje etnike dhe ndarje’. Rikujtojmë se deri para një muaji e gjysmë BDI ishte në pushtet bashkë me LSD-në dhe atëkohë për Ali Ahmetin nuk ishte e rëndësishme ndarja rajonale e Maqedonisë, sa ç’ishte e rëndësishme që ‘Arbëria’ të merrte tenderët e Artanit, nipi i Alisë ta blinte ‘Soravian’, ose kompanitë nënkontraktuese të ‘Behtel dhe Enka’ të jenë të njëjtat nga Zajazi ose të afërta me BDI-në”, ka deklaruar Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-së.
Data 07.01.2026
Aktuale
- Aksident i rëndë në bulevardin “Serbia” në Shkup, tre të rinj të lënduar
- ISHP: Të rinjtë po përdorin ilaçe pa nevojë mjekësore, problematikë po aq sa përdorimi i alkoolit apo cigareve elektronike
- Mickoski: Bullgaria kërkon ridefinim të plotë të indentitetit maqedonas
- “Rruga e turpit Qukës–Qafë Plloçë”- deputeti i PD: Rrëshqitjet e inerteve rrezikojnë jetën e qytetarëve, autoritetet të ndërhyjnë menjëherë
- (VIDEO) MPB po heton priftin dhe policët që “bekuan” automjetet e policisë
- (VIDEO) Kryeministri paralajmëron gjoba të larta për marketet që ngrenë çmimet
- Rrëshqitje dheu e gurësh në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, Policia: Qarkullimi me një sens lëvizjeje
- Ngritet kallëzim penal ndaj një personi në Ohër, dyshohet për ndërtim paleje të një objekti


