Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq thotë tha se vrasësi i policit Faton Hajrizi është likuiduar.
“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.
Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes, shkruan Danas.
Sipas informacioneve të Gazetës “Blic” të Beogradit, Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës.
Siç shkruan Informer, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.
Policia serbe sot në mëngjes e ka shpallë në kërkim Faton Hajrizin si të dyshuarin kryesor për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë.
Mediat serbe, të afërta me pushtetin, raportuan se menjëherë pas krimit, i dyshuari është arratisur për në Bosnjë e Hercegovinë, pasi ka kaluar lumin Drina.