Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (18-maj) në periudhën prej orës 18.00 deri në ora 24.00 është kryer aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 33 shkelje (TE-21 dhe GV-12), shumica e të cilave për mospërdorim të kaskës-helmetës mbrojtëse 28 (TE-16 dhe GV-12), 1 (TE) motoçikletë me datë të skaduar të regjistrimit, 1 (TE) me polisë sigurimi të skaduar dhe 1(TE) pa patentë shoferi, si dhe 15 (TE-11 dhe GV-4) kundërvajtje të tjera në komunikacion. Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë parashtresa përkatëse.
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e motoçikletave që me kohë t’i rinovojnë polisat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa e dhënë provimin për shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë gjithmon të rënda dhe kështu ato do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Data 16.12.2025
Aktuale
- Realiteti i Shkupit: kur “fqinjësia e mirë” bëhet testi që Maqedonia e Veriut po e humb
- Rryma do të shtrenjtohet në Maqedoninë e Veriut
- MPB hap sportel për “Safe City”, qytetarët mund të përditësojnë të dhënat
- Përfaqësuesit e OKH “Merhamet” pjesëmarrës në Ceremoninë e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit
- “Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin!
- Projekti për konvertim fetar në Kosovë, heshtja konsensuale dhe pasojat eventuale
- Dogana e Maqedonisë pajiset me sistem “AI” kundër kontrabandës
- FOTOLAJM/ Pamje të rënda nga aksidenti në Tapizë, trupi i viktimës bëhet copash në rrugë pas përplasjes nga 19-vjeçari me “Audi”


