Deputeti i Frontit Evropian Sadulla Duraku, u pyet edhe për ndalimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
Duraku tha se jemi dëshmitarë që edhe kjo qeveri po bëhet mashë e Serbisë, raporton SHENJA.
“Ende në Ballkanin e trazuar dhe në regjion nuk kemi një pajtesë mes popullatave dhe dikush që donë të bëj trazira dhe të bëjë katrahura në mesin e Ballkanit të trazuar. Jeni dëshmitar që edhe kjo qeveri ë është tani, që fatkeqësisht e luan lojën e të tjerëve dhe bëhen mashë e të tjerëve dhe mashë e Serbisë. Me keqardhje i zbatojnë disa gjëra që kanë mund të kalohen me elegancë dhe ushtarët e UÇK-së të lëvizin lirshëm në Maqedoni. Por kjo është qeveri që është dëshmuar, dhe dëshmohet që më tutje, ndërsa kemi një ministër që është përkrahës i Putinit dhe një ministër që nuk e pranon Kosovën e pavarur dhe këto gjëra ndodhin edhe tek ne”, deklaroi Duraku. /SHENJA/
Data 03.01.2026
Aktuale
- Mickoski: Pensionet po rriten, ndërsa varfëria po ulet
- 28 ankesa dhe 162 mijë euro gjoba për partitë gjatë fushatës
- Mickoski: Përmbushja e reformave po bëhet me ritëm të përshpejtuar, KE-ja të mos bëhet viktim e bilateralizimit të proceseve
- Kolumbia dërgon forca ushtarake në kufi pas sulmeve amerikane në Venezuelë
- Aksident në Gostivar: Tre persona të lënduar, njëri me lëndime të rënda
- Punonjësi i EVN-së sulmohet fizikisht në fshatin Radiovcë
- Nikolloski: Deri në vitin 2031 do të përfundojë ndërtimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë
- Kercenohet me mjet te mprehte kryetari i Komunes se Zhelines!


