Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me 3000 të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se ai dhe VLEN u vendosën në mbrojtje të Stoilkoviqit dhe VMRO-së.
“Ditë më parë Qeveria e VMRO-së paralajmëroi se do ta shkurtojë administratën për 3000 të punësuar më pak dhe menjëherë pas këtij lajmi, doli ministri Stoilkoviç dhe u kërcënua me revizion dhe largim nga puna të 3000 të punësuarve shqiptar përmes Marrëveshjes së Ohrit.
Në vend që tu dalin në ballë këtyre e në mbrojtje shqiptarëve, njëri nga kryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, doli edhe mbrojti Stoilkoviçin dhe VMRO-në, duke vulosur ofendimin, nënçmimin dhe diferencimin e 3000 shqiptarëve nga administrata shtetërore. Si gjithmonë, për të githa vendimet e VMRO-së dhe Stoilkoviqit këta bëjnë vetëm amin! Janë shndërruar në argument të VMRO-së!
Me kështu “shqiptar të ndershëm” jo vetëm 3000 shqiptarë mund te largohen nga puna, por çdo e arritur e shqiptarëve vihet në pikëpyetje.
Krejt fantazia e VMRO-së mund të jetësohet nga “shqiptarët e ndershëm”, e kjo fantazi shndërrohet në veprim madje edhe te foshnjat 3 muajshe”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 13.03.2026
Aktuale
- Çmimet e biletave të avionëve në rritje: Si ndikon kriza e karburanteve në udhëtimet ajrore?
- BIRN: Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë
- (VIDEO) Mickoski paralajmëroi uljen e çmimit të karburanteve për 2.5 denarë
- (VIDEO) Ndryshimet në ligjin për arsim të lartë, profesorët universitar me vërejtje të shumta për ligjin
- (VIDEO) Padi për për bashkëshortin e gruas që u hodh nga ballkoni
- Kërkoi shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
- Në gjendje kritike për jetën, transportohet nga spitali i Korçës drejt Tiranës foshnja dy-muajsh
- Mickoski: Institucionet në Maqedoni reaguan më mirë në Koçan sesa ato zvicerane në Krans Montana


