Me datë 15.07.2024, në SPB-Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A. nga Poroj i Tetovës dhe F.S (30) nga Llërca e Tetovës. Sipas raportit, në maj të vitit 2022 ishte dakorduar me A.A. për t’i bërë orenditë për shtëpinë e tij me vlerë 3500 euro dhe si kompenzim i ka dhënë veturën e tij ,,Volkswagen Golf”, të cilin do t’ia kalojë në emrin e tij A.A. pasi që ai do të punonte dhe dorëzonte mobiljet. Sipas raportit, deri në ditën e raportimit A.A. nuk i kishte punuar mobiliet dhe nuk ia ka kthyer veturën por i’a ka shitur veturën personit F.S., i cili nga më pas e kishte shitur për për pjesë. F.S. është privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.TS
Data 19.12.2025
Aktuale
- Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë
- Ndotja e ajrit, tejkalohet pragu i alarmit në disa vende në Shkup
- MPB me detaje mbi aksionin e djeshëm: 11 të arrestuar dhe padi ndaj 35 personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në skemën e korrupsionit
- 30 ditë paraburgim për Bujar Dardhishtën dhe 6 të arrestuar tjerë
- Intervista/ Përfaqësues i BEI për Shqipërinë: Integrimi nis nga investimet
- Andonovski: Maqedonia renditet në Grupin A për përparim dixhital sipas Bankës Botërore
- Çdo i dhjeti adoleshent në Maqedoni ka përdorur qetësues si diazepam apo lexilium
- Pakot e Vitit të Ri për fëmijë nën llupën e AUV-së, u realizuan 262 kontrolle!


