Deputeti i Frontit Evropian Elmi Aziri njoftoi se deputetët në Kuvend kanë deponuar sot nënshkrimet e tyre për propozim ligjin për Lojërat e Fatit, të cilin një ditë më parë e dorëzuan në Kuvend. Ndryshimet e propozuara parashohin mbylljen e të gjitha objekteve të lojërave të fatit në vendbanime dhe veprimi i tyre vetëm në hotele me pesë yje. Me këtë ligj, kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit thonë se do të largohen nga shkollat, lagjet, fshatrat dhe vendbanimet tona dhe do të jenë vetëm në objekte të caktuara, gjegjësisht në hotele me pesë yje. I bëjnë thirrje koalicionit VLEN, që ta mbështesin
“Ftojmë deputetët e VLEN që t’i bashkëngjiten propozimit tonë dhe të realizojnë premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore për mbylljen e kazinove. Gjithashtu i ftojmë ata që të kërkojnë edhe nga partnerët e tjerë të shumicës parlamentare që të mbështesin ligjin si në fazën e propozimit ashtu edhe gjatë votimit në seancë. Mbështetje presim edhe nga deputetët e partive të tjera parlamentare të cilët ua duan të mirën qytetarëve”, ka deklaruar Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës. /SHENJA/
Data 20.01.2026
Aktuale
- Delegacioni i Komunës së Bujanocit viziton Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi
- Privohet nga liria 37-vjeçari nga Shkupi, i është gjetur një pistoletë me dy krehra me 41 fishekë
- Lloga: Regjistri Qendror simbol i diskriminimit institucional prej më shumë se 35 vitesh
- Shtyhet afati i aplikimeve për rivitalizimin e “Pallatit të Kongreseve”, Korporatës “i mbeten pronat në derë”
- Ndodh për herë të parë në një shekull, liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut
- Sot fillon testimi i “Safe City” në Shkup
- Policia nis hetimet për Arianit Sllamnikun që u jep fëmijëve ilaçe për kafshë!
- “Ta vrasim sa më shpejt se po më lind gruaja në Shqipëri”- Gjyqi për ekzekutimin e Ardit Spahiut në Belgjikë! Publikohen komunikimit në Sky Ecc të Franc Çopjes


