Një burrë ka rënë në baltë, e njohur si “lloç i gjallë” në lumin Pçinjë dhe është nevojitur të kryhet operacion shpëtimi herët në mëngjes për ta nxjerrë jashtë, njoftoi QMK.
Burri është shpëtuar nga zjarrfikësit e Kumanovës, transmeton portali lideri.mk.
“Aksioni ishte dramatik, njeriu zhytej bukfalisht si në rërë të gjallë. Situata ishte e rrezikshme dhe për këtë arsye nxjerrja zgjati disa orë. Përderisa aksioni ishte duke u zhvilluar gjatë gjithë kohës ai ka sharruar deri në qafë, por falë angazhimit e shpëtuam”, ka njoftuar mëngjesin e sotëm zëdhënësi i QKM-së, Ilija Bojarovski.
Personi është bartur për një kilometër në duar për t’u dorëzuar në urgjencën mjekësore./Lideri
Video në link: https://fokus.mk/kumanovets-propadnal-vo-zhiva-kal-vo-pchina-pozharnikari-go-izvlekuvale-so-chasovi/