Koalicioni VLEN i ka reaguar BDI-së, pasi ata gjatë ditës në një komunikatë për media deklaruan se pas hyrjes së tyre në qeveri shqiptarët u përjashtuan nga NATO.
Nga VLEN thonë se BDI në vend që të punojë për reformimin e saj, merret me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme.
“Asgjë nuk varet më prej tyre, e aq më pak se kush do të udhëtojë në SHBA dhe me kë do të takohet. Nëse do të kishin informacion më kohë nga partneret e tyre strategjikë, nuk do të turpëroheshin kështu. Por, kjo flet për kredibilitetin e tyre për të folur në emër të shqiptarëve. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si bartës i detyrës më të lartë shtetërore në pushtetin legjislativ, e ka agjendën e tij në Uashington, e cila organizohet që nga dita e zgjedhjes së tij. Neve na vjen keq që BDI-ja ka zgjedhur metoda shumë të gabuara për të krijuar pakënaqësi te shqiptarët. Megjithatë, ne e dimë pse po i trillojnë këto përralla për, gjoja, reduktimin e përfaqësimit të shqiptarëve. Ata përpiqen që kështu t’i fshehin gjurmët e mëkateve të tyre. Por, ata ende ia kanë borxh opinionit përgjigjen se pse i kanë ofruar Mickoskit të hyjmë në qeveri në vend të VLEN-it me katër ministra, pa kryetarin e Kuvendit së bashku me garancinë se zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm do t’i lejojnë kandidatët e tij maqedonas të bëhen kryetarë të komunave të Kërçovës dhe Strugës?!”, thuhet në reagimin e VLEN-it
Data 03.01.2026
Aktuale
- Shkolla, ideologjia dhe rreziku që po neglizhohet
- Dy persona nga Gostivari humbin jetën pasi vetura bie në lumin Radika
- FOTO/ Situatë kaotike prej 12 orësh në rrugën Prrenjas–Elbasan, mijëra automjete të bllokuara nën temperatura nën zero
- Vetura bie në lumin Radika, ka viktima! Mbyllet rruga për qarkullim
- Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur nga konkurrenca – bashkëpunojmë me brende globale si Amazon, Shell, Lidl, Interspar dhe të tjerë!
- FOTO/ Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë! Borëpastrueset hapin aksin Qafë Thore-Bogë, ja si paraqitet situata…
- Krenar Lloga: E vërteta që mungon në narrativën mediatike për “turqit” dhe nënshtetësitë
- Protestë në Shkup/ Kërkohet rishqyrtimi i dënimit prej 11 vjet burg për Faton Lurin


