Vetëm javën e fundit dy persona mbetën të vrarë. Në 14 vitet e fundit, 2010-ta ka qenë viti më i keq, ku janë vrarë 45 persona. Statistika nuk është shpresëdhënëse as për këtë vit. Deri më sot, 13 persona humbën jetën si pasojë e sulmit me armë.
Këto pamje u bënë përditshmëri edhe në Maqedoni.13 persona të vrarë vetëm në 6 muajt e parë. E mënyra e ekzekutimin është brutale.
Shumica e vrasjeve kanë të bëjnë me hakmarrje, por edhe probleme familjare.Në janar, në Lisiçe nipi vret gjyshën e më pas edhe vetën. Për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, dy persona vriten në Kumanovë. Një muaj më vonë fotografi e njejtë edhe në Stajkovcë të Shkupit. E pasuan vrasjet në Bogovinë dhe në Kratovë. Sipas statistikës zyrtare të MPB-së, numri i vrasjeve ka pësuar ulje prej vitit 2010 e këndej, por viti i fundit nuk nisi mirë.
Në vitin 2010 janë vrarë 45 persona. Për të ardhur në një situatë ku në vitin 2020 kishte vetëm 10 viktima. Por në vitin 2021, 2022 dhe vitin e parafundit sërish vërehet rritje të numrit të vrasjeve. Në nëntë vitet e fundit, 2023-ta ishte më e keqja, 28 persona të vrarë.
Prej vitit 2010 e deri më sot 364 persona janë vrarë, sipas statistikës së Ministrisë së punëve të brendshme, apo mesatarisht 26 persona të vrarë në vit.