Më shumë se 10 ditë nga shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri që shkatërroi të mbjellat e shumë bujqve në shumë vendbanime të komunës së Gazi Babës, komisioni po konstaton dëmet në terren.
Deri tani vetëm në këtë komunë janë pranuar 385 ankesa për dëme në tokat bujqësore dhe të mbjellat.
Nga kjo komunë thonë se për kërkesat, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë kanë ngritur tre komisione që janë në terren dhe po konstatojnë gjendjen aktuale.
Sipas komunës pas përfundimit të kontrollit në terren do të përgatitet raport për dëmet dhe më pas do të dëmshpërblehen qytetarët./ Alsat.mk