Nga Aleanca për Shqiptarët Dega e Tetovës kanë reaguar duke thënë se pas vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit nga ana e pushtetit lokal të Lëvizjes Besa, prej sot edhe Kryetari i Këshillit Komunal i jepet VMRO-DPMNE-së.
“Kjo ndodh në një kohë derisa në pushtetin qendror për çdo ditë vazhdon degradimi i shqiptarëve nga pozicionet më të rëndësishme shtetërore. Mos vallë edhe kjo është pjesë e pazarit politik për presidenten Siljanovska. Pyesim Lëvizjen Besa se në cilën komunë të udhëhequr nga kryetar maqedonas, shqiptarët kanë kryesuesin e këshillit komunal?
Kujtojmë opinionin se Bilall Kasami dhe Lëvizja Besa fituan komunën me premtime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave, heqjen e emrave të figurave komuniste dhe emërtimin e tyre me emra të historisë shqiptare. Pas marrjes së pushtetit nga Kasami, në Tetovë u rikthyen bustet e heronjve maqedonas, u vendos kryqi në Kodrën e Diellit dhe sot VMRO mori edhe kryesimin e Këshillit Komunal”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 03.07.2024
Aktuale
- Këto ditë do të kumtohet nga cilat libra do të mësohet në klasën e shtatë,
- Fifi i bën një dedikim të veçantë partnerit për ditëlindje: Më fal që…
- Festimi i Demiral me “ujqërit” bëhet problem, UEFA hap zyrtarisht hetim për heroin e Turqisë
- QMK: 14 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit
- Pioli merr drejtimin e ekipit nga Arabia Saudite
- Përndoqi dhe përplasi me makinë ish-të dashurën, arrestohet në Durrës 42-vjeçari
- Video/ Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu homazhe në nder të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
- Haliti e demanton Vincën, tregon pse shkoi Thaçi në ’99 te Kadare