Pas ndryshimeve që janë bërë në Agjencinë e Inteligjencës, ku është shkarkuar drejtori i deritanishëm Erolld Musli, dhe janë emëruar vetëm maqedonas në këto pozicione, ka reaguar ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Ai ka falënderuar, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe VLEN-in që, sic ka shkruar ai, po japin kontribut maksimal në deshqiptarizimin e institucioneve në Maqedoninë e Veriut.
“1. Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës.
2. Ivana Stojanovska është zëvendësdrejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës.
Urime vLEN-it dhe faleminderim publik Albin Kurtit që japin kontribut maksimal në DEshqiptarizimin e institucioneve në RMV”, ka shkruar Lloga në facebook.
Data 17.05.2025
Aktuale
- Gruaja nga Rogla sulmohet fizikisht në vendin e saj të punës në një objekt hotelierik në Tetovë – Policia po heton rastin
- Zbulohet biznesi me fajde: Arrestohet një banor i Kumanovës, gjenden lista me borxhlinj
- Arrestohet një diler droge në Tetovë për vuajtje të dënimit me burg
- Studenti akuzoi SHBA-në për gjenocid në Gaza, Universiteti i New York-ut nuk do t’ia japë diplomën
- 15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze
- Mbi 15.000 nxënës do të japin provimin e maturës shtetërore, interes më i madh edhe këtë vit për testin e gjuhës angleze
- Tetovari merr 25.000 euro para me kamatë nga dy persona, e detyrojnë të kthejë 150.000 euro
- Pas turit të Trump në Lindjen e Mesme, Putin mundohet të “joshë” vendet e Gjirit