Dje pasdite, një grua 31-vjeçare nga Tetova ka raportuar ish-burrin e saj në polici.
Sipas raportit, siç informojnë nga SPB Tetovë, Sh. I. (36) nga Tetova, në shtëpinë e tij, ka përdhunuar vajzën e tyre të mitur.
– Më 28.06.2024 në orën 00:50, oficerët e policisë nga SPB Tetovë e kanë arrestuar Sh. I. (36) nga Tetova – thonë nga policia.
Për ngjarjen është informuar prokurori publik, dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.