Në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre në ambiente të jashtme dhe disa ndërhyrje më të vogla, ndërsa prej ditës së djeshme është aktivizuar edhe një zjarr tjetër në zonën e fshatit Cer, Kërçovë.
Në veçanti, QMK Rajonale Ohër ka raportuar në vazhdimësi që nga data 17.06.2024, kur në ora 16:00 në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QKM është marrë informacion për një zjarr në ambient të hapur, në vendin e quajtur “Ramnin”, të fshatit Cer (komuna e Kërçovës), ku filluan të digjen pyje me kërcell të ulët, bar të thatë dhe bredh. Për situatën janë njoftuar organet kompetente.
Gjatë ditës së djeshme (21.06.2024) Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” njësia “Lopushnik” nuk ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në pyll, kanë ndërhyrë vetëm 20 qytetarë dhe është ndërhyrë nga ajri me një helikopter të Ministrisë së Brendshme, i cili 7 deri në 8 herë ka derdhur ujë në zonën e djegur, me ç’rast është neutralizuar zjarri.
Përkundër ndërhyrjeve të tilla, zjarri nuk është shuar plotësisht dhe është ende aktiv dhe ekziston rreziku që zjarri të hyjë edhe në pyllin e ahut, me ç’rast do të ishte shumë e vështirë të kontrollohej.
Është planifikuar që sot në orët e paradites Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” njësia “Lopushnik” me ekipin e saj dhe banorët vendas të ndërhyjnë së bashku me mbështetjen ajrore të MPB-së për shuarjen e zjarrit.
Shtatë zjarret e tjera në ambiente të jashtme janë shuar plotësisht.