Reagimi i Partisë Politike “E Majta”
Ministri në largim i Drejtësisë, Krenar Loga, pak ditë para se të largohej nga posti që e kreu në mënyrë katastrofike dhe me skandale të përditshme, u dha një goditje të re qytetarëve gjithnjë e më të varfër të Republikës së Maqedonisë, duke e rritur tarifën tashmë të lartë të noterit për dy deri në trefish. ! Kjo rritje vjen pas një opinioni të mëparshëm nga Oda e Noterëve dhe pëlqimit të marrë nga Qeveria e korruptuar teknike e përbërë nga ministrat e BDI-së, SDS-së dhe DPMNE-së!
Nga 1 shtatori, shpenzimet e qytetarëve për përpilimin e akteve obligative noteriale do të jenë së paku 8000 denarë! Për krahasim, tarifa minimale e mëparshme për aktet noteriale ishte 800 denarë, që paraqet DHJETËFISHIM RRITJE të shpenzimeve për akt noterial me vlerë të vogël.
Në të njëjtën kohë, edhe dokumentet juridike të njëanshme në formë të aktit noterial janë trefishuar në çmim, nga 400 denarë të mëparshëm në 1300 denarë. Në të njëjtën kohë, shumica e vërtetimeve të dokumenteve, të cilat për qytetarët janë një barrë që duhet të përballojnë për të kryer edhe punën dhe procedurën më të vogël burokratike, tash e tutje do të tarifohen dyfish më shumë nga noterët!
Kjo përfaqëson një tjetër në serinë e rritjeve të çmimeve që vështirësojnë jetën dhe funksionimin e përditshëm të qytetarëve dhe imponohet nga partitë në pushtet që në vend që të mbrojnë standardet e jetesës së qytetarëve, përfaqësojnë interesat e grupeve të ndryshme lobuese, duke e bërë atë sa më vështirë për personat pa tokë për të aksesuar shërbimet ligjore dhe thellojnë hendekun e klasave.
#E Majta në thelb avokon për lehtësimin e qasjes në drejtësi në shoqërinë maqedonase dhe përshtatjen e shpenzimeve të qytetarëve sipas mundësive reale ekonomike në vend!
E Majta do të avokojë për rishikimin e një vendimi të tillë dhe në rastin e parë në Kuvend do t’i kërkojë ministrit të ri të drejtësisë dhe qeverisë të ulin kostot e shërbimeve noteriale për qytetarët, duke pasur parasysh standardin e ulët të jetesës dhe përfaqësimin e qytetarëve.