Një person nga Manastiri është privuar nga liria, nën dyshimin se gjatë ditës së djeshme, në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 24:00, ka marrë veturën e pasagjerëve me targa regjistrimi Manastir.
Nga MPB bëjnë të ditur se automjeti i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat.
“Me datë 15.06.2024 në ora 01:30 në Manastir, nga ana e punonjësve policorë të SPB Manastir, është hequr liria E.A (33).
Ai dyshohet se në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 24:00 të datës 14.06.2024 ka marrë një automjet pasagjerësh “tiko” me shenja regjistrimi Manastir, në pronësi të Z.T (48) nga Manastiri. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.