Një person i vdekur mashkull është gjetur në zonën e Qendrës në Shkup, njofton policia.
Më datë 01.06.2024, në ora 19:35, në SPB Shkup është raportuar se në një objekt të braktisur në zonën e Qendrës në Shkup është gjetur një mashkull i vdekur.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës Mjekësore. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPBV Shkup dhe sipas urdhërit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dhënë për obduksion”, thuhet në buletinin policor.
Detaje tjera nuk u japen.