Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga mbledhja e kryesisë së Frontit Evropian, tha se ky takim në vazhdën e alarmit për të mbrojtur legjitimitetin, të arriturat që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, që është, sipas tij para një rreziku të cenimit, e të lëndimit nëse, të gjithë nënshkruesit dhe aktorët e para 23 vjetëve nuk e ngrisin alarmin që bashkërisht t’i dalim zot këtij dokumenti.
“Ky alarm është më se i arsyeshëm dhe me të drejt ne e ngrisim këtë shqetësim. Ne jemi Front Evropian, por takimet mbledhjet që mbahen me institucionet më të larta drejtuese dhe të përgjegjshme mbi situatën që nesër mund të shndërrohet në një lëvizje kombëtare e cila vështirë se mund t’i dilet përpara. Prandaj, unë para jush do të paraqes deklaratën politike të koordinuar bashkë si pjesëtare e drejtues të Frontit”, tha Ali Ahmeti, duke shtuar se kjo deklaratë politike, do të drejtohet qendrave ndërkombëtare të vendosjes, Bruksel, Uashington, Londër, Paris, vendet e rajonit, me qëllim të rritet vëmendja se në çfarë drejtimi po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit e arritur me sakrificë dhe me gjak.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Nikolloski: Po punojmë për infrastrukturë çikliste nëpër komuna
- Mickoski: Kemi mbi 20 padi për funksionarë të BDI-së, ata janë në liri sepse për këtë vendos gjykata dhe prokuroria
- BIRN: Shtatë zyrtarë nën akuzë për kolaudimin e makinave me defekt
- Në dy komunat e Maqedonisë së Veriut ka më shumë votues sesa banorë
- Andonovski: Nuk guxojmë të lejojmë që IA të tejkalojë aftësitë tona për manaxhim, duhet të formohet kuadër ligjor
- Ramadani, djaloshi që po sfidon rutinën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut
- Brohoritjet antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar asnjë padi penale
- Katër persona nga Shkupi kapen duke vjedhur bustin prej bronzi në Varrezat e Butelit