Në prag të Kampionatit Europian 2024, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, ka vendosur të përditësojë pamjen e tij me një stil të ri. Ai ia ka besuar stajlingun e tijë Erdi Fazliut në Kumanovë.
Fotografia e postuar së fundmi tregon Seferin të qeshur dhe të kënaqur me stilin e ri, duke shfaqur një pamje të freskët dhe tërheqëse. Ky ndryshim i pamjes pritet të jetë një ogur i mirë për performancën e tij në fushë gjatë Euro 2024, ku tifozët shpresojnë për paraqitje mbresëlënëse nga ana e tij.
Seferi ka shprehur gatishmërinë e tij për këtë ngjarje të madhe sportive dhe duket se është më i motivuar se kurrë për të dhënë maksimumin për kombëtaren shqiptare. Me një pamje të re dhe një energji të re, ai synon të lërë gjurmë në fushën e lojës dhe të kontribuojë në suksesin e ekipit të tij në Kampionatin Europian.