Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar banori i Kërçovës që ishte arratisur nga burgu i Idrizovës, përcjell TV21.
“Me datë 28.05.2024 në ora 02:20 në Kërçovë, zyrtarë policorë nga stacioni policor i Kërçovë kanë ndaluar A.A. (23) nga Kërçova. Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë për arratisje nga burgu i Idrizovës, ku vuante dënimin me burg prej dy vjet e nëntë muaj për veprat penale “grabitje” dhe “vjedhje”. Personi është dërguar në “Idrizovë” për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër.