Mëngjesin e sotëm në rrugën Shtip – Koçan, ka dalë nga rruga një makinë e tipit “Seat Leon”, e drejtuar nga 43-vjeçari S.M. nga Probishtip. Në këtë aksident, përveç shoferit, ka mbetur rëndë i lënduar edhe 42-vjeçari I.K nga Shtipi, i cili po kosite barin pranë rrugës në autostradë.
Të dy personat janë transportuar në Spitalin klinik Shtip. Aksidenti ka ndodhur pak kilometra pranë kryqëzimit tek “Tri Çezmat”. Prokuroria është duke kryer hetim në vendin e aksidentit.
Për shkak të këtij aksidenti rrugor, nga ora 07:40 qarkullimi në autostradën Shtip – Koçani është në ndërprerje.
“Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana jonë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.