Policia njoftoi se dje në ora 18:15 në SPB Veles është raportuar se në rrugën rajonale Veles – Liqeni “Mlladost”, afër udhëkryqit në fshati Bashino, ka ndodhur një aksident trafiku.
Aksidenti ka ndodhur në mes të mjetit “Alfa Mito” i drejtuar nga I.A. 23 nga Shkupi dhe automjetit “Opel Corsa” i drejtuar nga K.M (31) nga Velesi.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë K.M, ndërsa drejtuesi tjetër I.A. dhe pasagjeri i tij M.B (25) nga fshati Vodovrati, komuna Gradsko, kanë pësuar lëndime trupore, të diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles.
Me autorizim të prokurorit publik është kryer kontroll nga ekipi inspektues nga SPB Veles.