Mbrojtësi Raphael Varane do të largohet zyrtarisht nga Manchester United në fund të këtij edicioni.
Këtë lajm të ditur e ka bërë skuadra e Manchesterit në rrjetet sociale të saj.
Pas zyrtarizimit të këtij lajmi, Varane ka thënë se dita lamtumirëse do të jetë shumë emocionuese për të.
“Do t’ju shoh të gjithëve në Old Trafford për t’ju thënë lamtumirë për ndeshjen e fundit në shtëpi këtë sezon dhe do të jetë një ditë shumë emocionale për mua”, tha francezi.
Mbrojtësi shumë i suksesshëm kishte kaluar në Manchester United nga Real Madridi në gushtin e vitit 2021.
Ai luajti në 93 ndeshje për skuadrën angleze, të cilën e ndihmoi të fitonte “Carabao Cup” në vitin e kaluar.
Mbrojtësi i qendrës nuk ka luajtur që nga 4 prilli, por po punon për kthim të shpejtë nga lëndimi.
Në 30 paraqitjet e këtij stinori, Raphael ka realizuar një gol dhe atë në start të edicionit.
Varane i ka luajtur 93 ndeshje për Francën, ndërsa kulmin e arriti gjatë dekadës te Real Madrid.