Dan Petresku po përgatit transferimet e para te CFR Cluj. Trajneri që shkroi historinë në Gruia është gati të luftojë sërish për titullin, pasi CFR Cluj u parakalua nga Farul Constanța dhe FCSB në dy sezonet e fundit .
Për të arritur objektivin e tij sezonin e ardhshëm, titullin dhe aksesin në grupet e Ligës së Konferencës së UEFA-s, Dan Petresku do të duhet të rindërtojë skuadrën e tij dhe tashmë po përgatit lëvizjet e para.
Pasi u përfol se objektivi i parë do të ishte Aurelian Chițu (33 vjeç) nga FCU Craiova, Petrescu tani ka kthyer vëmendjen tek kampioni i Kosovës, Ballkani.
Mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi (31 vjeç) dhe qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova (25 vjeç) janë objektivat e Dan Petreskut për periudhën e ardhshme të merkatos, raporton mediumi rumuin “Sport”
Në CFR Cluj, Dan Petrescu shtoi katër tituj kampion në CV-në e tij: 2017/18, 2018/19, 2019/2020 dhe 2021/22. Në sezonin e fundit, gusht 2021 – qershor 2023, ai bëri 103 paraqitje në stol dhe mori një mesatare prej 1.81 pikësh për lojë, sipas statistikave të ofruara nga faqja e specializuar e internetit Transfermarkt.
CFR Cluj është në vendin e dytë në Superligën Rumune, me 43 pikë pas fitores me FCSB në fazën e fundit (1-0), dhe me shanse të rëndësishme për të rrëmbyer një vend në kupat e Evropës.