Më datë 13.05.2024 në ora 00:30 në Gostivar, në prani të prindit të tij, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Gostivari. Ai dyshohet se më 12 maj 2024, pas orës 23:00 në Gostivar, pas një debati të mëparshëm ka goditur me mjet të mprehtë personin L.M.(18). Lënda e mprehtë është gjetur dhe konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS