Rey Manaj po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij, teksa është një nga sulmuesit më të vlerësuar në Turqi.
Pasi qëndroi gjashtë muaj pa klub, Manaj iu bashkua Sivassporit dhe kjo ka qenë zgjedhja e duhur, pasi te klubi turk po shkëlqen me gola e asistime.
Në 33 ndeshje zyrtare, Manaj ka shënuar 18 gola në kampionat dhe dy asistime si dhe katër gola të tjerë.
Se oferta për ish-yllin e Interit dhe Barcelonës nuk mungojnë, këtë e ka treguar edhe trajneri i Sivassporit, Uygun.
“Rey Manaj ka marrë oferta transferimi nga 2-3 skuadra. Menaxhmenti aktualisht është duke i vlerësuar atë”, ka thënë fillimisht Uygun, përcjell Telegrafi.
“Ajo që është e rëndësishme këtu është interesi i Sivasspor. Është e gjitha për Sivasspor”.
“Do të realizojmë projekte shumë të bukura për sezonin e ri. Nuk duhet të keni asnjë dyshim për këtë”, përfundoi trajneri i Sivassporit.
Ndryshe, Manaj kohëve të fundit është lidhur me një transferim te Besiktasi dhe Galatasaray. /Telegrafi/