Zoran Milevski-Kiçeec ka denoncuar në polici Bojan Joavnovski “Boki 13”.
Bëhet fjalë për statusin që ka shkruar dje Jovanovski, ku ka treguar se njerëzit e afërt të Kiçec po e kërcënojnë.
Jovanovski thotë se Kiçec është një njeri që ka bërë mëkat para ligjit dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë dhe pritej reagimi i tij.
“Ky është fillimi i një beteje dhe zgjidhjeje me një bandë të tërë kriminale dhe një nga liderët e kësaj bande kriminale është Zoran Milevski-Kiçeec”, tha Jovanovski.
Avokati i tij, Vladimir Tufegxhiq, i vlerësoi pretendimet e Kiçec si të pabaza dhe tregoi se ai pret përgjegjësi për akuza të rrejshme./Telegrafi/