Bartësi i koalicionit VLEN në Njësinë e Parë Zgjedhore, Izet Mexhiti, në një konferencë për media ka falënderuar diasporën që sipas tij ka ardhur nga gjitha vendet e Evropës, kanë lënë punët e tyre dhe familjet e tyre për të votuar.
“Janë afër 10 mijë të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodhë në politikën shqiptare. Pra, po frynë era e ndryshimit. Kjo do të jetë edhe një motivim më i madh edhe për ne që jemi këtu, kur ata me mijëra kilometra kanë bërë për ta shfrytëzu të drejtën e tyre për të votuar për ndryshimin, kjo është një motiv plus për të gjithë qytetarët tanë që kaun afër, duhet vetëm 5 minuta t’i ndajnë për ta bërë këtë ndryshim”, tha Mexhiti, përcjell SHENJA.
Mexhiti tha se BDI dhe Fronti Evropian i kanë shqelmat e fundit, po vazhdojnë me shantazhe me presione ndaj biznesit, me blerje të votave, por, tha se kjo nuk do të ju mjaftojë ngase më 8 maj, ata do të ballafaqohen me popullin.
Data 06.01.2026
Aktuale
- Denoncohet zhdukja e një BMW-je në Tetovë, automjeti dyshohet se u mor nga një femër e panjohur
- Kishte sjellje agresive me policinë, arrestohet 27 vjeçari nga Gajrja e Tetovës
- VMRO-DPMNE: Simbioza Zaev–Filipçe po e çon LSDM-në drejt zhdukjes politike
- Digjet një veturë në Gostivar, nuk ka persona të lënduar
- PAMJET/ Durrësi nën ujë, reshjet intensive vështirësojnë qarkullimin! Evakuohen 8 familje
- Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin në VK “Bllacë e Poshtme”, i lënduari në gjendje të rëndë
- Sulmuesi që la Suedinë për Shqipërinë, mbetet pa ekip
- Milani i ofron Manjanit të njëjtën pagë si Rafael Leao, për ta mbajtur


