Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, kandidati për deputet nga radhët e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri, tha se temë më kryesore dhe e rëndësishme do të ishte ekonomia, mirëqenia sociale, për shkak se, sipas tij, jemi dëshmitarë të ikjes së rinisë nga ky vend.
Aziri tha se fatkeqësitë po imponohen.
“Retorika primitive e cila u imponua nga ana e opozitës maqedonase, edhe VMRO-DPMNE-së edhe LEvixeës, natyrish nxit reaksione edhe nga pala tjetër. Për shkak se nëse nuk i përgjigjesh të njejtës, atëherë mund të fillojnë edhe nga konsumatorët të subjekteve politike shqiptare, të ASH-së, BDI-së, Fronti Evropian, mund të merret si dobësi, andaj po themi që nuk kanë filluar sot, veçanërisht retorika e VMRO-DPMNE-së, ka filluar qysh më herët”, tha Elmi Aziri, duke shtuar se kjo ka filluar pas zgjedhjeve lokale.
Ai tha se kjo retorikë është dashur të jetë e përfunduar duke e parë situatën multietnike në shtet, duke e parë gjendjen ekonomike.
“Maqedonia e Veriut është vend ku ka kriza latente, kriza ciklike, dhe vinë në shprehje kur ka cikle zgjedhore”, u shpreh Aziri.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Muaji i parë i Aliut në Shëndetësi: “Vendosëm themelet për një sistem më funksional”
- Tragjedi në Gjorçe Petrov të Shkupit, nga zjarri humb jetën një person
- Kujdes me ushqimin, është koha e helmimeve!
- Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor
- Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë Shqiptare, Proda: Rrisin efikasitetin në detyrë
- Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
- Zgjedhjet e ardhshme lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht
- Arrestohet për grabitje të rëndë një i ri nga Negotina