Fronti Europian sot ka mbajtur pres konferencë për media te komuna e Çairit, nga ku kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili ka folur në emër të Frontit, kërkoi dorëheqjen e të gjithë kryetarëve të partive politike opozitare shqiptare të bashkuara në VLEN. Rexhepi gjithashtu tha se kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, duhet të largohet nga komuna, pasi siç tha, pas asaj humbje të thellë, është kryetar pa legjitim dhe se komunat të udhehqura nga opozita Zejdi tha se do ti takojnë Frontit Europian.
“Këto komuna, në të cilën ata kanë qeverisur dhe vazhdojnë kushtimisht që qeverisin, por prej sot pa legjitimitet, këto komuna do të na takojnë neve sepse kanë humbur thellë. Andaj, kjo komuna e Çairit, siç jemi në Çair, është dëshmi se është edhe i Ali Ahmetit, por edhe i yni. Komuna e Çairit nga sot dëshmon se duhet të lirohet, nga të gjithë ata të cilët synimin europian e dëshirojnë ta largojnë”, deklaroi Skender Rexhepi.
U drejtohet të gjithë kryetarëve të VLENIT, duke filluar nga kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit, poashtue dhe Afrim Gashit, edhe Bilall Kasamit, edhe Arben Taravarit, burrat duhet mbajtur fjalën.
Data 18.05.2024
Aktuale
- Rita dhe Fidani flasin për martesën e tyre
- Pesë të lënduar në aksidentin rrugor afër Kërçovës
- Propozohet paraburgim për të dyshuarin për vrasje të dyfishtë në Stajkovcë
- Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik për vizitë zyrtare në Bullgari
- Arrestohet i kërkuari nga Velesi, ishte i dënuar për vjedhjen e energjisë elektrike
- Kosova jashtë KiE-së/ Tomë Gashi: Shtetet anëtare të KiE iu përulen Serbisë së Vuçiqit si më herët për 12 vite i përuleshin Millosheviqit
- Allegri dhe Juventusi, një histori suksesi. Të gjithë trofetë e fituar deri tek i fundit, para shkarkimit
- Koxhaxhiku: Do ta udhëheq seancën konstituive