Kandidatja për Presidente nga Levica, Biljana Vankovska, ka mbajtur tubim publik në Kavadar, ku e ka promovuar programin e saj parazgjedhor. Vankvoska tha se programi i saj nuk është reformator, por është program radikal. Ajo theksoi se kundër kandidatja e saj, duke aluduar tek ajo e VMRO-së, Gordana Siljanovska- Davkova favorizohet vazhdimisht si presidente e ardhshe, por siç tha Vankovska ajo ofron vetëm futjes e bullgarëve në Kushtetutë me veprime të vonuara.
BILJANA VANKOVSKA, KANDIDATE PËR PRESIDENTE NGA LEVICA
“Kundërkandidatja ime favorizohet vazhdimisht si presidente e ardhshme dhe çfarë na ofron kolegia ime ? Hyrja e bullgarëve në Kushtetutë me veprime të vonuara. Është njësoj si të thuhet: “Ju nuk do të lëndoheni , por do të lëndohen fëmijët e juaj. Së dyti, ata favorizojnë Stevon, i cili mburret se bëri një punë të mirë duke na futur në NATO, dhe çfarë të mira bëri me të, përveçse pagoi militarizimin. Gjithçka që ata ofrojnë është krejtësisht e ndryshme nga programi im. Duhet t’i pastrojmë të gjithë sepse janë binjakë siamezë.