Koalicionet dhe partitë politike më së voni deri në mesnatë (2 prill) duhet të dorëzojnë listat për deputetë pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
KSHZ sot duhet të konfirmoj edhe listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, por edhe për parlamentaret. KSHZ në një afat prej 24 orëve bën verifikimin e listave për deputetë, nëse ka lëshime apo parregullësi. Renditja e listave të kandidatëve të partive dhe koalicioneve do të bëhet me short të hedhur në KSHZ më së voni deri më 13 prill dhe ai numër do të jetë i njejtë për të gjitha njësitë zgjedhore. Me ndryshimet e Ligjit zgjedhor, partitë dhe koalicionet që kanë kandidat për president mund ti mbajnë numrat e njejtë që i kanë tek lista e kandidatëve për kryetar shteti.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare do të filloj më 18 prill dhe se disa ditë do të zhvillohet bashkë me fushatën për zgjedhjet presidenciale. Fushata e presidenciale fillon më 4 prill dhe përfundon më 22 prill, ndërsa më 24 prill është dita e votimit. (INA)