Pa fokus të vazhdueshëm në rrugën europiane dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian, asnjë program nuk mund të realizohet, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Në fjalën e tij dha garanci se në vitin 2028 pensioni minimal në vend do të jetë 20 mijë denarë, ndërsa pensioni mesatar do të jetë 30 mijë denarë. Po ashtu, siç tha Kovaçevski, parashikojmë mbështetje për Vitin e Ri prej gjashtë mijë denarëve për secilin pensionist.
Jemi të motivuar të ecim fort në rrugën europiane, të ecim përpara, të mos dorëzohemi. Të mos e humbim shpresën. Le të guxojmë të besojmë në një të ardhme më të mirë, një të ardhme më të mirë për qytetarët, për vendin dhe ta sigurojmë atë. Në këto zgjedhje do të fitojë ideja për një të ardhme më të mirë europiane, në këto zgjedhje koalicioni për një të ardhme europiane do të fitojë besimin e qytetarëve për të formuar një qeveri të re pro-europiane në Maqedoni, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM.
Jemi të vetëdijshëm për suksesin dhe kemi plan se si të vazhdojmë më tutje. Prej asaj nuk heqim dorë, tha Oliver Spasovski.
Largimi i kuadrove është një sfidë për të gjithë rajonin. Shumë prej talenteve tanë e kërkojnë mundësinë e tyre jashtë vendit. Tashmë kemi filluar një proces të suksesshëm të sigurimit të kushteve europiane të punës për punonjësit tanë shëndetësorë përmes rritjes së pagave, u shpreh Venko Filipçe.
Ne kemi treguar dhe dëshmuar se kujdesemi për të gjithë, këto janë parimet dhe vlerat tona. Ne vazhdojmë sepse tani është koha për më mirë dhe më shumëtha Jovana Trençevska.
Nënkryetarja Sanja Llukarevska paralajmëroi vendosjen e tatimit të luksit dhe pasurisë, si dhe revizion të të gjitha diplomave, ndërsa nënkryetari Fatmir Bytyqi paralajmëroi vendosjen e letërnjoftimit elektronik dhe tatim 0% në të ardhurat personale për pagën minimale.
Marrëveshja për koalicion me LSDM-në u nënshkrua të mërkurën nga LSDM, NSDP, PLD, Partia për Lëvizjen e Turqve, Partia e Pensionistëve, DOM, VMRO- Partia Popullore, Unioni Demokratik i Vllahëve në Maqedoni, POEN, Lidhja e Romëve në Maqedoni, E Djathta, ndërsa Marrëveshjes së koalicionit i janë bashkuar edhe Partia për prosperitet demokratik të romëve, SDA dhe Lëvizja Republikae Re.