VMRO-DPMNE sonte në mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë do t’i konfirmojë listat për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas çka, pritet, ato të bëhen publike.
Bartësit e listave tashmë janë të njohur në publik. Në NJZ 1 bartës do të jetë lideri i partisë, Hristian Mickoski, në të Dytën, Vllado Misajllovski, në të Tretën Dragan Kovaçki, në të Kartën Aleksandar Nikollovski, në të Pestën Gjorgjia Sajkoski dhe në të Gjashtën Dafina Stojanovska.
Sipas informacioneve të MIA-s, në lista do të gjenden numri më i madh i deputetëve aktualë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.
VMRO-DPMNE të dielën më 31 mars pritet të mbajë konventë për promovimin e kandidatëve për deputetë.
Pjesëmarrësit në zgjedhje gjegjësisht partitë politike dhe koalicionet më së voni deri më 2 prill duhet t’i dorëzojnë listat për deputetë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, i cili duhet t’i konfirmojë. Zgjedhjet janë më 8 maj. Më 24 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale.