Në Kamjan të Tetovës janë djegur mbi 4 mijë zogj në një fermë pulash.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është regjistruar në orën 03:50, kur në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një objekt (kasolle) me inkubatorë për zogj në Kamjan të Tetovës, e që është në pronësi të 32-vjeçarit me inicialet S.R. nga ky fshat, përcjell INA.
Më tej raportohet se janë djegur tërësisht 4 mijë zogj pulash, si dhe dëme tjera materiale. Ekipet zjarrfikëse nga Tetova kanë mbërritur dhe kanë lokalizuar plotësisht zjarrin, ndërsa MPB po kryen ekspertizën në vendin e ngjarjes. (INA)