Deputeti i BDI-së Arben Ziberi tha se sot ka kuadër shqiptarë në çdo institucion dhe se ka kaluar koha ku shqiptarët janë parë si qiraxhinj në shtet. Megjithatë, tha Ziberi ka mbetje të ish sistemit të cilët nuk mund ta pranojnë këtë fakt. Ziberi këto komente i bëri i pyetur në lidhje me mos lejimin që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën shqipe në Çashkë.
“Ka një dozë edhe kujdesi për shkak se këtu duhet patur parasysh se MPB i kanë edhe informatat tjera, për shkak se dikush nëpërmjet atij veprimi do të provokojë edhe incident me ngjyra etnike. Në të kaluarën, ju e dini kur ka qenë Nikolla Gruevski këtu kryeministër kanë ndodhur gjëra të tilla, ku për fat të keq shqiptarët edhe sot e kësaj dite i ke në burgje. Është mbajtur llogari edhe për ato gjëra, për shkak e lufta për të ardhur në pushtet e disa partive politike është e pa kompromis”, tha Ziberi në emisionin “Intervistë në SHENJA”.
Data 12.07.2025
Aktuale
- Eksploroni përfitimet e jashtëzakonshme të konsumit të kosit çdo ditë
- Në VK Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth 20 minuta
- Formalizimi në bujqësi, mbi 13 mijë fermerë në skemën e pensioneve! Fieri kryeson për nga numri i kontribuuesve, Kukësi mbetet i tëri informal
- Apple ka një plan ambicioz për produktet e saj të reja
- Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2
- Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun
- Rama shkel autonominë vendore: Shqipëria në buzë të një diktature moderne
- Xabi Alonso kërkon mesfushorin 100 milionë eurosh