Faqja zyrtare e MEPSO-s shtetërore, nuk është e disponueshme për shkak të sulmit haker të kryer gjatë fundjavës, në të cilin zyrtarët e MEPSO-s humbën aksesin në një pjesë të të dhënave, e cila është tani e kyçur ose i koduar.
Për të pestën ditë në MEPSO nuk kanë qasje në serverin ku bëhet menaxhimi financiar i kompanisë shtetërore dhe për këtë arsye nuk ka qasje në të dhënat dhe raportet financiare. Gjëja kryesore është që sistemi SCADA përmes të cilit monitorohet, kontrollohet dhe menaxhohet rrjeti apo sistemi i energjisë elektrike është i sigurt për momentin, njofton Telma, transmeton TV21.
MEPSO, pa informacion të detajuar për përmasat e sulmit, konfirmoi se përveç Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë angazhuar edhe ekspertë vendas dhe të huaj për të tentuar zhbllokimin e serverëve.
“Përsërisim se për këtë situatë janë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe aktualisht janë duke u bërë analizat e IT-së, ku janë përfshirë ekspertë nga vendi dhe jashtë. Duke u bazuar në faktin se infrastruktura energjetike e AD MEPSO bie nën infrastrukturën kritike në vend, ne nuk mund të japim informacion shtesë përtej asaj që u prezantua në njoftimin e djeshëm”, thuhet në njoftimin e MEPSO-s.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, thotë se ka biseduar me menaxhmentin e MEPSO-s dhe se nuk ka asnjë rrezik për infrastrukturën kritike dhe furnizimin me energji elektrike.
ESM pretendon se sulmi i hakerëve në MEPSO dhe aksesi i kufizuar në serverë, e me këtë edhe në të dhëna, nuk ndikon në punën e ESM-së, si dhe në komunikimin e ndërsjellë.
Megjithatë, ka probleme për kompanitë që tregtojnë energjinë elektrike pasi që nga e hëna asnjë prodhues, furnizues apo tregtar i energjisë elektrike nuk mund të marrë të dhëna,d.m.th. konsumin e klientëve të tij, nëse dhe sa duhet të paguajë për atë që ka shpenzuar në këto pesë ditë, dhe gjithashtu kompanitë nuk mund të japin me qira objekte jashtë vendit nëse punojnë për jashtë dhe për rrjedhojë gjithmonë ekziston rreziku i çekuilibrit të rrjetit.