Zhvillimi i fundit i ngjarjeve në Ukrainë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të mbështetjes së popullit ukrainas dhe rikthimit të integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në kuadër të Samitit “Ukraina – Evropës Juglindore”, në Tiranë.
Pendarovski, siç njoftuan nga Zyra e Presidentit, në takim e rikonfirmoi qëndrimin se Maqedonia e Veriut e dënon fuqishëm agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës që në fillim, që është shkelje e Kartës së OKB-së dhe parimeve të OSBE-së.
“Në të njëjtën kohë presidenti Pendarovski deklaroi se vendi iu bashkua Platformës së Krimesë, miratoi Deklaratën për dënimin e sulmeve ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe iu bashkua Deklaratës së përbashkët të G-7 në mbështetje të Ukrainës, dhe mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë dhe ndjek penalisht krimet e agresionit të kryera nga Federata Ruse”.
“Në të njëjtën kohë, presidenti përshëndeti vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe theksoi se Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, mbetet e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura dhe mbështet kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në Aleancë”, thuhet në njoftim.
Presidenti ukrainas, siç thuhet në njoftim, shprehu mirënjohjen për qëndrimin e prerë dhe mbështetjen e përgjithshme që Ukraina merr nga Maqedonia e Veriut.
Data 12.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Shqipëria dhe Serbia kërkojnë anëtarësim të përshpejtuar në BE
- Agjencia për Zbatimin e Gjuhës: Megjithatë, gjuha shqipe është zyrtare
- Kosova në një udhëkryq: A po e shmang Kurti dialogun me Serbinë?
- Seanca paraprake, Ilir Meta kundërshton akuzat dhe ironizon: Kam bërë jetë të thjeshtë, s’kam lëvizur me charter apo të pija verë 33 mijë euro
- 166 milionë denarë shtesë me rebalancin e buxhetit të Shkupit! Rrethrrotullim te Banka Popullore dhe dy garazhe të reja te QK “Nënë Tereza”
- Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli
- Sherr mes të afërmve në Gostivar: 65-vjeçari sulmohet fizikisht në oborrin e shtëpisë
- Sela: Urgjentisht Badenter në Gjykatën Kushtetuese, veprime konkrete nga subjektet shqiptare


