Me Thibaut Courtois dhe Eder Militao të anashkaluar për shkak të lëndimeve të ligamenteve në fillim të sezonit 2023/24, shumë kishin frikë se gjithçka kishte marrë fund për Real Madridin.
Si të mos mjaftonte kjo, në dhjetor ata pësuan një tjetër goditje kur edhe David Alaba u përjashtua me të njëjtin lëndim.
Megjithatë, kundër të gjitha gjasave, Los Blancos jo vetëm që e kanë përballuar stuhinë, por edhe janë shfaqur më të fortë se kurrë.
Pa dyshen e tyre startuese në qendër të mbrojtjes dhe një portier të zgjedhjes së parë, lojtarët e Carlo Ancelottit janë tetë pikë përpara në krye të renditjes së ligës. Ata kanë pranuar vetëm 16 gola pas 26 ndeshjesh në La Liga, duke vendosur një rekord historik në këtë fazë.
Kjo forcë mbrojtëse të sjell ndërmend sezonin ikonik 2011/12, kur Madridi i Jose Mourinhos pranoi vetëm 32 gola në të gjithë sezonin.
Me formën e tyre aktuale, kush e di? Ndoshta edhe ky rekord do të thyhet në maj. /Telegrafi/