Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Krenar Lloga, Sekretari Organizativ, Isen Shabani, Kryetarja e Asamblesë së Gruas, Vjollcë Berisha, Nënkryetari Elmi Aziri, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga, kanë bërë homazhe në Qendrën Memoriale të Jasharajve në Prekaz.
Në Qendrën Memoriale të Jasharajve në Prekaz, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Delegacioni i Aleancës për Shqiptarët, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Krenar Lloga, Sekretari Organizativ, Isen Shabani, Kryetarja e Asamblesë së Gruas, Vjollcë Berisha, Nënkryetari Elmi Aziri, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga, kanë bërë homaxhe tek varrezat e dëshmorëve të familjes heroike Jashari.
Në këtë ditë feste për mbarë kombin, nderojmë ata që ishin më meritorët dhe nismëtarët e luftës për lirinë e Kosovës, martirët dhe dëshmorët e familjes Jashari, me në krye gjeneralin e aradhave të para të UÇK-së, Adem Jasharin.
Liria e fituar me aq sakrificë solli Pavarësinë të cilën e shijojnë sot të gjithë qytetarët. Urojmë që me punë dhe përkushtim të njëjtë ta shohim Kosovën krah vendeve më të zhvilluara të botës dhe pjesë të familjes së madhe Evropiane.